Enterprise League logo
1views in the last 30 days
Manastiri Lajm Logo

Manastiri Lajm

Overview

PSE VENDOSËM TA QUAJMË MANASTIRI LAJM ? Mundësitë që krijon interneti dhe rrjetet sociale janë një avantazh i madh për gjitha iniciativat e mirfillta dhe serioze qoftë në sektorin e mediave ose sektor të tjerë. Mirëpo “ana tjetër e medaljes” çdo herë krijon edhe hapsira për keqpërdorime sikur që edhe jemi dëshmitarë të kohës, çdo ditë po shfaqen dhe zhduken portale të ndryshme informative, që kanë qëllim vetëm monetizimin nga audienca, duke shpërfillur të gjitha vlerat etike, morale, fetare apo kombëtare; vetëm për të aritur shikueshmëri sa më të lartë po dezinformojnë opinionin dhe po trillojnë lloj lloj shpifje duke mos i marë në konsideratë fare pasojat dhe efektet anësore. Pikërisht ky shqetësim na detyroi që të marim këtë iniciativë, që opinioni shqiptar të ketë një pikë referimi dhe një platformë mediatike që përveç informimit të drejtë dhe në kohë reale, me një akcent të veçantë do të promovojë edhe vlerat pozitive, sidomos vlerat kombëtare shqiptare, hapsirë të veçantë dë ti kushtojmë edhe të kaluarës sonë të lavdishme historike që nga Pellazgët deri te lufta çlirimtare e UÇK-së, Kulturës dhe Traditës tonë autentike dhe autoktone. Dhe nga nevoja për një profil të tillë, si mund ta emronim ndryshe përveç MANASTIRI LAJM, sepse qyteti i Manastirit është simboli i alfabetit, shkrimit, traditës dhe civilizimit tonë, është simbo i plagës shekullore të kaluarës sonë sa të dhimbshme aq të lavdishme, Manastiri është njëkohësisht Meka, Vatikani, Konstatinopoja dhe Jerusalemi i çështjes kombëtare shqiptare; prandaj dhe e pagëzuam MANASTIRI LAJM me qëllim të sesibilisimit të opinionit shqiptar, reth këtij simboli sinonim i bashkimit të të gjithë shqiptarëve pa dallim ideologjive, bindjeve fetare, botëkuptimeve dhe dallimeve individuale, duke promovuar edhe diversitetet tona si vlerë dhe pasuri kombëtare.

Most teams do this before shortlisting


Contact Details

info@manastirilajm.com

Manastir, Macedonia

Founded

2016

Employees

2-10

Keywords

Companies teams usually look at after Manastiri Lajm

Comparing a few options usually leads to better decisions

  • Save companies to compare later. Useful when sharing options with your team

This is how your company profile looks to others.